VIDEO/ Kylian Mbappe premton një festim të ri goli në Botëror, ka të bëjë me…flautin
Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, dy tenistët më të mirë në botë aktualisht, do të ndeshen sërish bashkë në finalen e madhe të US Open.
Kjo do të jetë hera e tretë që spanjolli dhe serbi vihen përballë në finalen e këtij Grand Slam-i, ndërsa do të jetë hera e shtatëmbëdhjetë që ndeshen për ndarjen e një titulli.
Novak Djokovic, numri 1 i Botës, mundi në gjysmëfinale zviceranin Wawrinka (2-6, 7-6, 3-6, 6-3 dhe 6-4) pas 4 orësh e 9 minutash lojë.
Ndërsa Rafael Nadal, numri 2 i Botës, mposhti me lehtësi francezin Gasquet në gjysmëfinalen tjetër (4-6, 6-7 dhe 3-6).
Finalja do të luhet të hënën në orën 22:30 (me orën shqiptare).
Top Channel