Neymar: Messi është më i miri

08/09/2013 00:00

Neymar u transferua këtë verë tek ekipi i Barcelonës, aty ku dihet botërisht se “shefi” është Leo Messi.

Braziliani gjithmonë e ka lavdëruar argjentinasin (edhe kur luante tek Santosi) dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë.

“Messi është mbi të gjithë. E admiroj si idhull dhe e respektoj. Është shpallur katër herë më i miri në Botë dhe ka ende dëshirë të fitojë tituj të tjerë”, deklaroi Neymar për mediat braziliane.

Kur u pyet se si ndihej në rolin e joprotagonistit në Europë pasi ishte ylli i padiskutueshëm i Amerikës Latine, ai u përgjigj: “Unë luaj si gjithmonë. Në Barcelonë nuk më pengojnë, por më japin liri për të sulmuar. Sulmoj dhe mbyll hapësirat për mbrojtësin e krahut që kam përballë. Kjo është loja ime.”

Top Channel