Kaka’ ridebuton me Milanin

08/09/2013 00:00

Kaka’ debutoi sërish me Milanin, 10 vite pas transferimit të parë tek kuqezinjtë. Me numrin 22 dhe me shiritin e kapitenit në krah, braziliani zbriti në fushë për të luajtur një miqësore ndaj Chiasso.

31-vjeçari luajti vetëm pjesën e parë të takimit duke dhënë një pasim për gol. Kaka’ u pa në rolin e organizatorit dhe tregoi se nuk ka humbur cilësitë e tij.

Pas ndeshjes, fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 deklaroi: “Më mungon pak ritmi dhe fillimi është i vështirë. Milani më pëlqeu dhe e rëndësishmja është që kemi mundësi të përmirësohemi më tej.”

“Jam 31 vjeç dhe nuk kam më shpërthimin e dikurshëm, por nga ana tjetër kam mësuar shumë gjëra dhe tashmë i zgjedh më mirë veprimet në fushë e gaboj më pak”, shtoi Kaka’.

Milani fitoi 4-0 këtë miqësore dhe golat u shënuan nga Nocerino, Silvestre, Robinho e Saponara.

 

Top Channel