Papa: Të marrë fund zhurma e armëve!

07/09/2013 00:00

Pak minuta para orës 19, Papa Françesku ka mbërritur në ballkonin përballë sheshit Shën Pjetër për meshën e paqes për Sirinë, Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën. Kanë qenë rreth 100 mijë personat e mbledhur në sheshin e madh.

Klima ka qenë shumë mikpritëse. Personat e mbledhur, vendas, emigrantë e turistë kanë ndjekur lutjen dhe janë përgjigjur në pjesët ku duhet të ndërhyjë populli. Mes të pranishëmve kanë qenë edhe shumë familje me fëmijët e vegjël në karroca.

“Paqja kërkon që vllazëria të manifestohet në formën e marrëdhënieve pozitive, të shënuara nga një vllazëri reale dhe jo vetëm e propaganduar me fjalë.

Në çdo luftë, të gjithë ne, vazhdojmë me këtë historinë e përplasjes mes vëllezërve, ngremë dorën ndaj atij që është vëllai ynë. Dhunë, indiferencë, konflikt!

Kemi perfeksionuar armët tona, ndërgjegjja jonë është përgjumur, kemi përsosur arsyet e justifikimit dhe sikur të ishte diçka normale vazhdojmë të përhapim shkatërrim, dhimbje e vdekje.

Të marrë fund zhurma e armëve! Lufta shënon gjithmonë dështimin e paqes, është gjithmonë një humbje për njerëzimin. Të rindërtojmë harmoninë që është thyer mes vëllezërve me pajtim dhe jo luftim. Falje, dialog dhe pajtim”, është shprehur Papa.

Një grup prej dhjetë myslimanësh, mes të cilëve disa sirianë me falmurin e vendit të tyre, i janë bashkuar lutjes së Papës duke recituar kuranin në sheshin Shën Pjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA