Korkuti kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

07/09/2013 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka firmosur që në krye të
Akademisë së Shkencave të jetë prof. dr Muzafer Korkuti. “Në mbështetje
të neneve 92 shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 11 pika
1 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të
Shqipërisë” të ndryshuar, me propozim të Akademisë së Shkencave,
dekretoj: Akademiku Muzafer Korkuti emërohet kryetar i Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë”, thuhet në vendimin e publikuar nga Presidenca.

Në pikën 1 të nenit 11 të ligjit “Për Akademinë e Shkencave”, “Kryetari i Akademisë përzgjidhet drejtpërdrejt me votim të fshehtë nga asambleja,

nga radhët e akademikëve. Kryetari i zgjedhur nga asambleja emërohet nga Presidenti i Republikës”. Akademik Korkuti ka mbajtur deri më tani postin e zv.kryetarit të Akademisë së Shkencave. Në këtë post ai zëvendëson Gudar Beqirajn, i cili ka mbajtur një post të tillë për katër vite.

Top Channel