“Konvikti, aferë korruptive”

07/09/2013 00:00

Këshilltarja socialiste në Bashkinë e Tiranës Adriana Berberi publikon
fakte që sipas saj dëshmojnë se transferimi i Konviktit të Gjuhëve të
Huaja tek privatët është një aferë korruptive.

“Ne buxhetin e vitit 2012 konvikti ishte parashikuar qe te shnderrohej ne shkolle publike 9-vjeçare. Por ne nentor të vitit të kaluar, në Këshillin Bashkiak u paraqit një vendim, në të cilin fondet e alokuara për këtë projekt u hoqën si argument i mosrealizimit”, tha Berberi.

Me anë të një dokumenti, në nëntor të vitit të kaluar, Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e konviktit nga shkollë publike në ambiente për privatët.

“Në këtë diskutim ngrita shqetësimin që ndryshimi i planit të këtij objekti kishte në të vërtetë legalizimin apo vulosjen e një afere korruptive që kishte nisur ndërkohë në zyrat e kryetarit të Bashkisë me grupe interesi, të cilat sigurisht nuk përfaqësonin interesat publike”, tha Berberi.

Zonja Berberi thotë se përmes këtij akti Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Ekonomisë jo vetëm kanë konsumuar një aferë korrupsioni, por kanë shkelur haptazi interesin publik.

“Bëhet fjalë për një pasuri që ishte e Bashkisë së Tiranës. Duke ndjekur prognozën e shtimit të popullsisë, por edhe ndërtimeve të reja që kanë ndodhur në zonën e rrugës së Elbasanit, studimet kishin nxjerrë nevojën për ndërtimin e një shkolle të re në Tiranë”, thotë Berberi.

Ne shume nga shkollat e Njesise Bashkiake 2, shkollat jane te mbipopulluara dhe mesimi zhvillohet me dy turne, edhe pse behet fjale per nje zone qe eshte gati ne qender te Tiranës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta