“US Open”, eliminohet kampioni Murray

06/09/2013 05:00

Në çerekfinale, spanjolli që mban vendin e dytë në klasifikimin botëror, ka triumfuar me rezultatin 6-0, 6-2, 6-2, ndaj bashkëpatriotit të tij, Tommy Robredo, i cili eliminoi një raund më parë Roger Federer, në një sfidë që zgjati 1 orë e 42 minuta.

Nadal arrin kështu fitoren e 20 sezonale në çimento, duke hedhur vështrimin drejt titullit kampion në New York. Në gjysmëfinale do të përballet me francezin Richard Gasquet, numri 9 i botës, i cili surprizoi David Ferrer, numrin 4, duke e mposhtur 6-3, 6-1, 4-6, 2-6, 6-3.

Gjysmëfinalja e parë e “US Open” do të jetë Nadal-Gasquet. Ndërkohë, protagonisti i parë i gjysmëfinales tjetër do të jetë Stanislas Wawrinka, zvicerian, i cili shkatërroi me lehtësi Andy Murray, 6-4, 6-3, 6-2, kampionin në fuqi të këtij turneu, pas 2 orë e 15 minuta lojë.

Wawrinka arrin për herë të parë në një gjysmëfinale të “Grand Slam”-eve, ku do të sfidojë njërin prej Djokovic ose Youzhny, çift ky që me siguri sheh si favorit tenistin serb.

Top Channel