Slloveni-Shqipëri, formacioni i kuqezinjve

06/09/2013 00:00

Sot, përfaqësuesja kuq e zi fillon sulmin e fundit për një objektiv historik, gati-gati të pabesueshëm, por që për trajnerin De Biazi gjithçka është e mundur.

Në Ljubjanë, lojtari më i rëndësishëm i munguar është qendërmbrojtësi Mavraj, por që me shumë gjasa do të zëvendësohet nga Teli. Pjesa tjetër është mëse e gatshme për Slloveninë. Veç listës së parë “in extremis”, është marrë leja e aktivizimit për Vullnet Bashën, Amir Abrashin dheAgon Mehmetin. Dy të parët luajnë në mesfushë, ndërsa i treti është sulmues, një mbështetje e fortë për repartin përpara ku Cani duket të jetë në formacionin bazë.

Pas tij mbështesin Kaçe në qendër, Rama majtas dhe Roshi nga krahu i djathtë, ndërsa përpara mbrojtjes dyshja Basha-Bulku.

Një formacion i cili është përdorur edhe në miqësoren e fundit pjesërisht, por për De Biazin është i njëjti që na ka dhënë mundësinë deri më tani të ëndërrojmë për Botërorin e Brazilit, një ëndërr të cilën nuk e çonim nëpër mend përpara fillimit të eliminatorve, por tashmë të gjithë besojnë se mund t’ia dalim.

Le të shpresojmë…

Top Channel