F1, Vettel tremb rivalët

06/09/2013 00:00

Sebastian Vettel ishte më i shpejti i sesionit të dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Italisë. Gjermani i Red Bull tregoi se kishte një ritëm të frikshëm në pistën e Monzës duke paralajmëruar kundërshtarët për provat zyrtare dhe garën.

Vettel regjistroi kohën 1:24:453, i ndjekur nga shoku i skuadrës Mark Webber (+0.623) dhe nga makinat Lotus të Raikkonen dhe Grosjean.

Vetëm në vend të pestë Fernando Alonso me Ferrari (+0.877). Spanjolli ka lënë pas Mercedesin e Hamiltonit (+0.887) dhe Rosbergut (+0.914).

Dhjetëshen e parë e mbyllin Massa (Ferrari), Button (McLaren) dhe Perez (McLaren).

Top Channel