F1, Hamilton: Nuk jemi të shpejtë sa duhet

06/09/2013 00:00

Lewis Hamilton u shpreh pas provave të lira të Cmimit të Madh të Italisë se Mercedesi i tij është kompetitiv, por jo i shpejtë sa duhet për fitoren.

Piloti britanik, kampion bote në vitin 2008 me McLaren, doli i gjashti në sesionin e dytë të provave të lira: “Makina u paraqit mirë. Kemi ekuilibër dhe dita kaloi pa asnjë problem, ndryshe nga të premtet e garave të kaluara.”

Hamilton shtoi: “Edhe pse jemi kompetitivë, nuk jemi të shpejtë sa duhet në këtë pistë. Duhet të punojmë shumë dhe të shohim ku kemi nevojë për përmirësim.”

“Nëse duam të luftojmë për vendet e para të shtunën dhe të dielën duhet të punojmë fort”, tha Hamilton.

Top Channel