Botërori, Pele’: Do rifitojmë paratë e vjedhura

06/09/2013 00:00

Paratë e vjedhura nga korrupsioni në rikonstruksionin e stadiumeve dhe në infrastrukturën e re për botërorin, do të rifitohen përmes turizmit vitin tjetër.

Kjo është sinteza e deklaratave të brazilianit Pele’ që në mënyrë direkte ka mbështetur protestat masive që sollën kaos para disa muajsh në vendin e sambës dhe futbollit.

Legjenda e Brazilit ka thënë se milionat që do të fitohen nga turizmi në vitin e botërorit të futbollit, do të rimbushë hendekun për atë që u grabit nga stadiumet e kushtueshme.

Kostoja e majme e impianteve është në një kontrast të fortë me varfërinë që mbizotëron në shumë qytete braziliane dhe pikërisht kjo, solli dhe protesta të dhunshme në kupën e konfederatave.

“Kemi vetëm 10 muaj distancë deri në nisjen e kupës së botës por nuk mund të shkatërrojmë stadiumet për të rimarrë paratë. Le të shfrytëzojmë këtë avantazh nga turizmi dhe të fitojmë atë që shpenzuam, gjithcka që është vjedhur përmes fondeve të stadiumit. Ky është mesazhi im për brazilianët” tha Pele’

Top Channel