E pabesueshme në Botëror/ Nga një biletë avioni te goli: Si e “vodhi” SHBA sulmuesin e njohur falë një kompanie ajrore!
Mbi 5000 tifozë shqiptarë do të mbështesin kombëtaren tonë në sfidën e rëndësishme ndaj Sllovenisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”.
Kjo është ndeshja e dytë në transfertë që ka kaq shumë tifozë pas asaj të Norvegjisë.
Formacioni që do të zbresë në fushë në orën 20:30 është ky: Berisha; Lila, Cana, Teli, Agolli; Bulku, Roshi, Kaçe, Basha, Rama; Cani.
Një formacion i cili është përdorur edhe në miqësoren e fundit pjesërisht, por për De Biazin është i njëjti që na ka dhënë mundësinë deri më tani të ëndërrojmë për Botërorin e Brazilit, një ëndërr të cilën nuk e çonim nëpër mend përpara fillimit të eliminatorve, por tashmë të gjithë besojnë se mund t’ia dalim.
Top Channel