Serie A, merkato, Inter e Roma në ekstremitete

05/09/2013 04:00

Inter përfundon periudhën e merkatos verore me “thyerje kockash”. Jo sa i përket përfitimeve në fushën e blertë, pasi për këtë ka kohë të gjykohet, por nga pikëpamja financiare.

Klubi i drejtuar nga Moratti është ai që shënon edhe bilancin më negativ: vetëm 8 milionë euro të ardhura, përkundrejt 49 milionëve të shpenzuara vetëm në këtë merkato.

Paraqiten më mirë Juve e Milan, respektivisht -16 milionë euro dhe -13,1 milionë euro, ndërkohë që Napoli është skuadra rekordmene e shpenzimeve, plot 85,5 milionë euro. Ndërkaq, Roma ka bilancin më pozitiv nga të gjithë: 32 milionë euro fitime.

Studimet e bëra nga “Gazzetta dello Sport”, zbulojnë disa nga karakteristikat kryesore të tratativave të ekipeve italiane.

Sa i përket ekipeve të tjera, Lazio regjistron një humbje prej 10 milionë eurosh, ndërsa Fiorentina një fitim prej 4,7 milionë eurosh, kryesisht prej shitjes së Jovetic në Angli. Kaq sa i përket financave të klubeve kryesore, pasi fusha do të tregojë me kalimin e kohës, se kush ka dalë më i fituar nga merkato e këtij viti.

Top Channel