Kanal përmes fushës së futbollit

05/09/2013 00:00

Rreth një javë nga incidenti i krijuar nga Bashkia e Kamzës për të mos
lejuar skuadrën e qytetit që të luajë ndeshjet në stadiumin e saj, vjen
një tjetër çudi. Mbrëmjen e të mërkurës në stadium është hapur një kanal
në mesin e fushës.

Ndeshjen e parë me Luftëtarin, FSHF do ta shtyjë për një datë tjetër, ndërkohë që ndeshjen e rradhës skuadra e Kamzës do ta luajë në transfertë në Peqin përballë Shkumbinit.

Në kushte të tilla që është katandisur fusha do të jetë e pamundur të luhet edhe pas dy javësh kur është ndeshja e rradhës e kthimit. Zyrtarisht thuhet se është prishur sistemi vaditës dhe për këtë arsye është hapur, megjithatë koincidenca në një periudhë të tillë tensionesh e bën edhe më pak të besueshëm arsyetimin zyrtar, ndërkohë që Bashkia një javë më parë deklaroi se nuk do ta lejojë klubin në luajë në fushën e tij.

Për ta konfirmuar këtë vijnë edhe këto ndërhyrje të turpshme në fushë, pikërisht tani, kur sezoni sapo ka filluar.

Top Channel