
Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i mohoi të enjten
zërat që flisnin për një afrim të tij me kryetarin e Frymës së Re
Demokratike, Bamir Topi për një konsolidim të së djathtës, duke i
cilësuar këto zëra si spekulime mediatike.
Basha tha se “këto janë sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë”, ndërsa shtoi se PD nuk angazhohet në marrëveshje të fshehta dhe se është e gatshme për të bërë një opozitë të fortë parlamentare.
Kreu i ri i PD, gjithsesi, nuk e përjashtoi mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera të djathta.
“Kam lexuar disa lajme të tilla. Kam dëgjuar disa spekulime me këtë temë, janë sajesa të forcuara të argatëve mediatikë. Janë sajesa të sforcuara të ustallarëve të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta. PD nuk angazhohet në takime të fshehta. PD po përgatitet për një opozitë të fortë moderne të fortë kreative dhe alternative në interes të publikut. Po punojmë me aleatët parlamentare dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me faktorë të tjerë që duan të rreshtohen” tha Basha.
Top Channel