Post Prandelli, Zaccheroni ose Allegri?

04/09/2013 00:00

Marrëdhënia mes trajnerit Cesare Prandelli dhe Federatës Italiane të Futbollit me shumë gjasa do të ndërpritet pas Botërorit Brazil 2014.

Vetë trajneri i të kaltërve ka deklaruar se do të sqarojë të ardhmen e tij menjëherë sapo skuadra të ketë siguruar matematikisht kualifikimin për në finalet e botërorit. Kjo mund të ndodhë në dy takimet e ardhshme të fazës në grupe, ku “Axurrët” luajnë ndaj Bullgarisë dhe Çekisë.

Në kohën kur Prandelli ende nuk ka vendosur, mediat italiane janë vënë në kërkim të emrit që do të pasojë atë. Sipas tyre, emri i ri duhet të jetë në gjendje të vazhdojë punën e nisur nga Prandelli për rinovimin e skuadrës dhe lojës, si dhe të punojë më shumë me individë të vecantë në anën teknike.

Nga emrat e mundshëm që qarkullojnë në tregun e trajnerëve, “La Gazzetta” rëndit dy si më favoritët. I pari është Alberto Zaccheroni, që aktualisht drejton Japoninë, ndërsa tjetri është Masimiliano Allegri, trajner i Milanit.

Që të dy, pas verës së 2014-ës shihen si larg skuadrave që drejtojnë aktualisht, megjithatë duhet pritur nëse vërtet njëri prej tyre do të drejtojë 4 herë kampionët e botës në epokën post-Prandelli.

Top Channel