Lamtumirë “nxënësit” të Rocky

04/09/2013 16:10

Ish-kampioni i botës i peshave të rënda, Tommy Morrison ka ndërruar jetë natën mes 1 dhe 2 shtatorit, në Omaha të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1989 u zgjodh nga Sylvester Stallone për të interpretuar nxënësin e tij në episodin e pestë të sagës Rocky Balboa, nën petkun e Tony Gunn.

Titullin botëror për kategorinë WBO 44-vjeçari Morrison e fitoi në vitin 1993,  duke mundur një legjendë të ringut si George Foreman.

Tommy Morrison në duelin me George Foreman

Tommy Morrison dhe Sylvester Stallone në “Rocky V”

Top Channel