Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Dalja e Nelson Mandelës nga spitali pas thuajse tre muaj trajtim
mjekësor tregon se ai ka bërë progres, ka deklaruar presidenti i Afrikës
së Jugut, Jacob Zuma.
Zuma tha se afrikano-jugorët u gëzuan tej mase kur heroi i anti-aparteidit, aktualisht 95 vjeç, u kthye në shtëpinë e tij fundjavën e kaluar.
Mandela u shtrua në një spital privat në kryeqytetin Pretoria në qershor, për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Ai njihet në mbarë botën si personi që drejtoi revoltën kundër dominimit të minorancës në Afrikën e Veriut dhe u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit në vitin 1994.
Zoti Mandela kaloi 27 vjet në burg dhe predikoi për paqe me komunitetin e bardhë të Afrikës së Jugut pas lirimit në vitin 1990.
Shtëpia e tij në periferinë Houghton të Johanesburgut është “rikonfiguruar” në mënyrë që ai të vazhdojë të marrë trajtim intensiv.
Infeksioni në mushkëri dyshohet se ka ardhur si pasojë e tuberkulozit që mori gjatë qëndrimit prej 3 dekadash në qeli. Ai është shtruar në spital katër herë vitin e kaluar dhe hera e fundit zgjati 84 ditë.
Presidenti Zuma tha se Mandela është shumë i moshuar dhe se gjendja e tij mbetet kritike por e qëndrueshme.
Top Channel