Heynckess, çmim për lojën e ndershme

03/09/2013 18:20

Njeriu që udhëhoqi një sezon më parë Bajernin e Mynihut drejt një triplete historike, Jupp Heynckess, është përzgjedhur si fitues i medaljes së lojës së ndershme, nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit.

“Gjatë sezonit të shkuar, Heynckess tregoi në mënyrë të qartë se për të, suksesi dhe loja e pastër janë diçka që shkojnë së bashku”, deklaroi presidenti i Federatës, Wolfgang Nierbasch.

Aktualisht, trajneri 68-vjeçar është duke shijuar një vit pushimi, ndërsa nuk ka garanci nëse ai do të rikthehet sërish në futboll.

Përpara tripletës së sezonit të shkuar, Heynckess kishte njohur kulmin e karrierës së tij si trajner në vitin 1998, kur u shpall kampion i Europës nën drejtimin e Realit të Madridit.

Top Channel