F1, Massa: Gara në Monza, e veçantë

03/09/2013 00:00

Felipe Massa ka besim për një paraqitje të mirë të Ferrarit në Cmimin e Madh të Italisë, gara e 12 sezonale në kalendarin e Formulës 1.

“Gara në Monza është e veçantë, sidomos kur je një pilot i Ferrarit”, shprehet braziliani, i cili mendon se mbështetja e tifozëve italianë do të jetë thelbësore për një rezultat të mirë.

Pavarësisht zërave të merkatos që e shohin larg Ferrarit vitin e ardhshëm, Felipe Massa ka besim në rinovimin e kontratës me skuderinë e Maranello.

Raikkonen, Hulkenberg, Di Resta dhe Bianchi janë kandidatët për të zëvendësuar brazilianin si shokë skuadre të Fernando Alonsos.

Top Channel