Seria A, fitojnë të mëdhatë

02/09/2013 00:00

Mbrëmja e së dielës në Serinë A duket të jetë mbrëmja e skuadrave nga Milano. Zikaltërit e drejtuar nga Maxarri kanë arritur të fitojnë 0-3 përballë Katanias duke mos rrezikuar për asnjë moment.

Në dy ndeshjet e para Interi kanë shënuar 5 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Palasio, Nagatomo dhe Alvarez ishin autorët e golave përballë Katanias që mbajnë Interin në vendin e parë.

Ndërkohë, në San Siro, veç lajmit të madh për rikthimin e Kaka’ tek Milani, vjen dhe përgjigjia pozitive e lojtarëve në fushë. Skuadra e Alegrit vinte nga një humbje në Serinë A, por arriti të zgjidhë gjithçka thjeshtë përballë Kaliarit. Robinjo, Mekses dhe Baloteli ishin autorët e tre golave kuqezi, ndërkohë që Sau kishte ngushtuar më parë diferencën me një eurogol, i vetmi rast për t’u përmendur për Kaljarin.

Në ndeshjet e tjera Fiorentina mundi 5-2 Xhenovan, Udieneze fitoi 3-1 përballë Parmës, Roma mundi 3-0 Veronën, Livorno shkatërroi 4-1 Sasuolon, Atalanta fitoi 2-0 përballë Torinos dhe Bolonja-Sampdoria përfundoi në barazim 2-2.

Top Channel