Michael Jackson pason, John Lennon shënon

02/09/2013 00:00

Në një sulm të rrjedhshëm Michael Jackson triblon një kundërshtar në të djathtë dhe më pas fut një top në zonë ku gjen të lirë John Lennon që nuk gabon.

Kjo nuk është pjellë e imagjinatës. Ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit brazilian në takimin mes Atletico GO dhe Oeste FC.

Michael Jackson dhe John Lennon luajnë që të dy për skuadrën e Atletico GO që fitoi takimin 4-0.

Vendosja e emrave për fëmijët duke u frymëzuar nga idhujt është një gjë e zakonshme në Brazil.

Top Channel