Martino: Barça nuk ka nevojë për mbrojtës

02/09/2013 19:35

Barcelona nuk do të blejë një mbrojtës në ditën e fundit të merkatos verore, deklaroi trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi, Gerardo Martino.

Sipas drejtuesit të katalanasve klubi i tij nuk ka nevojë për këtë përforcim, ndërsa shprehu besimin e tij tek Pujoli, që ndodhet në fazën e fundit të riaftësimit të tij.

“Nuk kemi nevojë për Thiago Silvën. Ai nuk ka qenë kurrë një futbollist në qendër të planeve tona, ashtu si asnjë mbrojtës tjetër, pasi besojmë që jemi të kompletuar në këtë sektor”, tha Martino.

Kështu, kjo merkato do të mbyllet për Barçën me vetëm një goditje të madhe, blerjen prej 57 milionë eurosh nga Neymar, ndërsa eksodi ka përfshirë disa lojtarë të rëndësishëm në vitet e fundit, si Villa, Abidal apo Alcantara.

Top Channel