Kaka’: Nuk kam harruar të luaj

02/09/2013 00:00

Kaka’ ka zbarkuar në Milano në orën 12:39 së bashku me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani. Braziliani u shpreh për Milan Channel se kishte 15 ditë që mendonte për rikthimin tek kuqezinjtë.

“Kanë kaluar 4 vite dhe tani po kthehem. Kisha 15 ditë që mendoja për Milanin. Kam folur shumë me Ancellotin dhe kuptova që ishte e pamundur të qëndroja ende tek Reali. Idealja ishte kthimi tek Milani. Po pres me padurim të dëgjoj korin e tifozëve”, tha Kaka’ menjëherë pas zbarkimit.

Më tej, 31-vjeçari foli edhe për dyshen që do të formojë me Mario Balotelli.

“Është një lojtar i madh. Shpresoj që të përjetoj shumë gëzime me Marion, ashtu siç kam përjetuar me Inzaghi. Jam ende Kaka’ dhe dua të tregoj që nuk kam harruar të luaj.”

Top Channel