F1, Alonso shpëton nga falimenti ekipin e çiklizmit

02/09/2013 20:00

Fernando Alonso vendosi të paguajë nga xhepi i tij kuotën e nevojshme, që skuadra çiklistike e “Euskadi Euskatelit” të marrë një liçensë për të garuar në garat e 2014-s.

E përfshirë nga vështirësi financiare dhe pasiguri mbi të ardhmen, “Euskatel” rrezikonte që të mos arrinte të paguante në kohën marrjen e liçënsës dhe përballë kësaj mundësie, piloti i Ferrarit, gjithashtu i apasionuar pas çiklizmit, vendosi të tregohej zemërgjerë.

“Euskatel dhe Fernando Alonso kanë arritur një marrëveshje, e cila garanton një të ardhme të re për ekipin tonë”, lexohej në një deklaratë të klubit çiklistik.

Liçensa e blerë prej spanjollit ka një kohëzgjatje 3-vjeçare.

Ndërkohë, sipas “AS”, ky mund të jetë vetëm investimi i parë nga Alonso, i cili sipas të përditshmes sportive spanjolle po bisedon për blerjen e plotë të ekipit.

Top Channel