Bale: Dua Champions me Realin

02/09/2013 00:00

Gareth Bale është prezantuar mesditën e së hënës si futbollisti i ri i Real Madrid.

Uellsiani, i cili u ble nga Tottenham për 100 milionë euro, është tashmë futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe kërkon t’ia shpërblejë sakrificën madrilenëve duke fituar Champions League me fanellën e bardhë.

“Shpresoj të jap kontributin tim në fitimin e Champions-it të dhjetë”, tha Bale gjatë prezantimit.

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Faleminderit për mikpritjen”, tha mëngjarashi para se të pozonte me fanellën me numër 11.

Rreth 30 mijë persona ishin të pranishëm në prezantimin e Gareth Bale në Santiago Bernabeu. Tifozët u dëgjuan duke thirrur “Ozil, qëndro me ne!” dhe gjithashtu pati nga ata që nuk harruan të mbështesnin portierin Iker Casillas.

Top Channel