Superiore, Skënderbeu i falet Muzakës, ngec Tirana

01/09/2013 20:00

Pas tre takimeve të para të Superiores, të zhvilluara ditën e shtunë, të dielën debutuan Tirana-Laçi dhe Skënderbeu-Besa.

Kryeqytetasit, të krijuar në limitet e fillimit të sezonit, nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim 0-0 me Laçin, në “Qemal Stafa”.

Një rezultat pa dyshim pozitiv për skuadrën e Nicës, e cila e gjeti të papërgatitur Tiranën dhe i mori një pikë të vlefshme.

Ndërkohë, në Korçë kampionët arritën të marrin 3 pikët e para, pasi fituan 1-0 përballë kavajasve, falë golit të Muzakës që në minutën e 2-të të takimit.

Ndeshja e fundit e javës së parë është ajo mes Lushnjës dhe Kukësit, ndeshje që është shtyrë për datën 4 shtator, për t’i dhënë më tepër kohë skuadrës së Cungut për t’u rigjeneruar, pas ndeshjeve në Europë kundër Trabzonsporit së fundi.

Top Channel