La Liga, Reali fiton i udhëhequr nga të rinjtë

01/09/2013 14:50

Reali i Madridit fitoi të dielën pa probleme përballë Athletic Bilbaos, në një ndeshje të vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Megjithatë, përtej rezultatit, surpriza e vërtetë ishte Casillas e Ozil në stol, si dhe Isco e Casemiro (i futur në pjesën e dytë), që udhëhoqën madrilenët në këtë sukses.

I shërbyer nga Benzema, i riu i mbërritur nga Malaga në këtë sezon realizoi në minutën e 28’ golin e avantazhit për vendasit.

Cristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin në kohën shtesë përpara intervalit, ndërsa perseri Isco “rrumbullakosi” shifrat në 3-0, me një gol në pjesën e dytë.

Rivalët baskë, të pafuqishëm për të përmbajtur kundërshtarin që kishin përballë, gjithsesi përfituan nga rënia e ritmit të lojës pas golit të tretë, për të shënuar një gol të vetëm me Ibai, dhjetë minuta nga fundit.

Ndonëse është ende herët dhe skema që ka në mend Ancelotti jo plotësisht e qartë, ra në sy rreshtimi i madrilënëve me një skemë tip 4-2-3-1, formuar nga Diego Lopez në portë,  Arbeloa, Pepe, Ramos e Marcelo në mbrojtje, Khedira e Modric në qendër të mesfushës, Isco, Ronaldo e Di Maria si mesfushorë të avancuar dhe përpara, qendërsulmuesi i vetëm Karim Benzema.

Top Channel