Sot nis Superliga

31/08/2013 00:00

Superliga nis sot sezonin e ri 2013-2014. Java e para e kampionatit elitar shqiptar do të luhet në tre ditë.

Sot në orën 17:00 luhen tre sfidat e para, Kastrioti-Partizani, Teuta-Bylis dhe kryendeshja e javës, Vllaznia-Flamurtari.

Për t’u parë mbetet paraqitja e skuadrës së Partizanit që rikthehet mes më të mirëve pas disa sezonesh në kategoritë inferiore.

Ndërkohë, nesër në të njëjtën orë Skënderbeu nis mbrojtjen e titullit përballë Besës së Kavajës, ndërsa Tirana do të presë në kryeqytet Laçin. Të hënën Lushnja e rikthyer në Superligë do të jetë në një test të vështirë përballë Kukësit që bëri historinë në kupat e Europës.

Top Channel