Reali mbulon me ar Ronaldon

30/08/2013 00:00

Reali i Madridit mbulon në ar Cristiano Ronaldon. Sipas mediave spanjolle, asi portugez ka zgjatur me 3 vjet kontratën e tij me madrilenët ku do të përfitojë plot 17 mln euro në sezon.

Kontrata që lidh Ronaldon me madrilenët deri në vitin 2018, përflitet se është firmosur nga të dyja palët, por është vonuar publikimi për shkak se kërkohet që më parë të zyrtarizohet blerja e Gareth Bale.

17 milion euro pagë e bëjnë Ronaldon futbollistin më të paguar në botë, duke lënë pas Mesin dhe të gjithë lojtarët e tjerë.

Ndërkohë, ka zëra që në kontratë është përfshirë gjithashtu një klauzolë e kërkuar nga Florentino Perez që kërkon derdhjen e 1 miliard eurove për prishjen e kontratës.

Top Channel