F1, Lauda: Alonso nuk është tip simpatik

30/08/2013 00:00

Niki Lauda ka fituar dy nga tre titujt e tij kampion në Formulën 1 me Ferrarin dhe për këtë arsye i lejon vetes të japë mendime dhe këshilla për Alonson, i cili deri tani nuk ka fituar asnjë titull me makinën legjendare pasi Sebastian Vettel e ka mundur gjithmonë.

“Nëse piloton një Ferrari duhet ta kuptosh që jo gjithmonë është makina më e shpejtë. Ata po punojnë shumë, por nuk janë aq të shpejtë sa Red Bulli. Alonso ankohet dhe italianët janë shumë të ndjeshëm. Tek Ferrari do të donin që Alonso të mos ankohej kaq shumë”, theksoi ish-piloti austriak, i cili mendon se sjellja e bën antipatik spanjollin.

“Për mua është piloti më i mirë në qarkullim, por në krahasim me Vettel, Hamilton apo Rosberg i mungon diçka në sjellje.”

Në lidhje me zëvendësuesin e Massa tek Ferrari vitin e ardhshëm, Lauda deklaroi: “Mendoj se Ferrari duhet të zgjedhë Kimi Raikkonen edhe pse Alonso nuk do e donte si shok skuadre.”

Top Channel