Bundesliga, rekord i ri për shpenzimet në merkato

30/08/2013 00:00

Me blerjen e Boatengut, Schalke jo vetëm që realizoi një goditje në gjendje për të tërhequr një vëmendje të madhe mediatike, por edhe dha kontributin e saj në thyerjen e rekordit historik, për shpenzimet e realizuara gjatë një merkatoje verore në Bundesligë.

12 milionë eurot që i Schalke shpenzoi për të blerë mesfushorin e Milanit, e çuan në 260 milionë euro shumën e përgjithshme të shpenzuar prej 18 klubeve elitare gjermane në këtë merkato.
Rekordi i mëparshëm, i vendosur një sezon më parë, qëndronte në 246 milionë euro dhe me merkaton që do të mbyllet në datën 1 shtator, ka ende vend për ndonjë goditje të orës së fundit.
Blerja më e shtrenjtë e kësaj vere në Bundesligë ka qenë ajo e Mario Gotzes, që kaloi nga Dortmundi tek Bajerni për 25 milionë euro, ndërsa blerjet e tjera më të shtrenjta janë Mikhtarian, nga Shaktari tek Dortmundi për 28 mln, Alcantara që iu bashkua Bajernit nga Barcelona për 25 mln euro, ndjekur nga Luis Gustavo, që u transferua tek Wolfsburgu prej Bajernit, për 17,5 milionë euro.

Pavarësisht këtij rekordi, Bundesliga mbetet kampionati i pestë me më shumë para të shpenzuara në përforcime, pas Premier League me pothuajse 600 milionë euro marrë së bashku, Serisë A, Ligue 1 dhe Primera Divisionit spanjoll.

Top Channel