Schweinsteiger, në dyshim për Superkupën

29/08/2013 00:00

Bastian Schweinsteiger është në dyshim për ndeshjen që Bayern Munchen do të luajë ndaj Chelsea për Superkupën e Europës ditën e premte.

Mesfushori gjerman u dëmtua në kavilje në ndeshjen që bavarezët barazuan 1-1 ndaj Freiburg dhe u zëvendësua nga Pep Guardiola.

“Gjërat nuk duken mirë”, tha kapiteni Philipp Lahm kur u pyet për mundësinë që Schweinsteiger të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Chelsea.

Mungesa e lojtarit të kombëtares gjermane mund të detyrojë Guardiolën të fusë në formacionin titullar 22-vjeçarin Jan Kirchhof pasi edhe Thiago Alcantara e Javi Martinez janë të dëmtuar.

Top Channel