Ribery, favorit për çmimin e UEFA-s

29/08/2013 00:00

Frank Ribery, kampion i Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampioneve me Bayern Munchen, është favoriti i madh për të fituar sot në Montekarlo çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit.

Kandidatët e tjerë për këtë çmim janë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Vitin e kaluar këtë trofe individual e ka fituar mesfushori i Barcelonës, spanjolli Andres Iniesta.

Ribery dhe Messi do të jenë të pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në Foro Grimaldi, ndërsa Cristiano Ronaldo ka preferuar që sot të luajë miqësoren Real Madrid-Deportivo La Coruna dhe të mos udhëtojë në Montekarlo.

Cmimin “Lojtari më i mirë i vitit” e merr futbollisti që grumbullon më shumë vota nga 53 gazetarët që përbëjnë jurinë, një gazetar për çdo federatë të UEFA-s.

Top Channel