Mbahet shorti i Champions League

29/08/2013 18:50

Një përballje e dyfishtë italo-spanjolle do të jetë “oferta” më tërheqëse që do të dhurojë faza e grupeve të UEFA Champions League, pasi shorti i grupeve i mbajtur të enjten në Nion të Zvicrës vendosi përballë tyre Realin me Juventusin dhe Barcelonën me Milanin.

Midis sfidave të tjera më intersante është edhe ajo e kampionëve të Gjermanisë dhe Europës, Bajerni i Mynihut, me Manchester City, ndërsa e lehtë duket rruga për Chelsea e Mourinhos, që “peshkoi” Schalken, Baselin dhe Steauan.

Shumë interesante paraqitet situata edhe në Grupin F, në letër grupi më i barazpeshuar, pasi formohet prej Arsenalit, Marseilles, Dortmundit dhe Napolit.

Kjo është përbërja e plotë e grupeve që ofroi shorti i Champions League

Grupi A: Manchester United, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Real Sociedad
Grupi B: Real Madrid, Juventus, Gallatasaray, Kobenhavn
Grupi C: Benfica, Paris SG, Olympiakos, Anderlecht
Grupi D: Bayern Munich, CSKA Moskva, Manchester City, Viktoria Plzen
Grupi E: Chelsea, Schalke 04, Basel, Steaua Bucuresti
Grupi F: Arsenal, Olympique Marseille, Borussia Dortmund, Napoli
Grupi G: Porto, Atletico Madrid, Zenit, Austria Wien
Grupi H: Barcelona, AC Milan, Ajax, Celtic

Top Channel