F1, Domenicali: Asnjë “luftë” me Alonson

29/08/2013 00:00

Sezon i vështirë për Stefano Domenicalin. Shefit të Ferrarit i është dashur të ndryshojë diskursin e tij disa herë në javët e fundit. Nga “nuk e dimë kush është problemi” tek “mundemi të fitojmë titullin”, italiani tashmë bën një bilanc për faqen zyrtare në internet të Formulës 1 dhe thekson dy probleme.

“Modifikimet në makinë e bënë më të ngadaltë atë dhe nuk na ndihmoi as ndryshimi i gomave”, deklaroi Domenicali.

Shefi i “Kokëkuqes” përfitoi për të përgënjeshtruar edhe “luftën” mes tij dhe pilotit kryesor të Skuderisë, Fernando Alonso: “Nuk ka asnjë luftë. Të dy kërkojmë të fitojmë bashkë pasi Formula 1 është një sport ekipor. Alonso ka kontratë me ne dhe nuk shqetësohem për zërat e merkatos.”

Në lidhje me pilotin tjetër të Ferrarit, Felipe Massa, Domenicali shprehet: “Do të doja që Massa të qëndronte edhe vitin tjetër me ne, por na duhen rezultate.”

Top Channel