Ndryshon rregulli historik, ja sa kartonë të verdhë duhen tani për të pezulluar një lojtar
Milan, Zenit St Petersburg, Celtic Glasgow, Real Sociedad dhe Victoria Plzen plotësojnë skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League.
Ekipi italian i drejtuar nga Allegri nuk gaboi në “San Siro” dhe mposhti 3-0 PSV Eindhoven, falë një dopiete të Kevin Prince Boateng dhe golit të Balotelli-t.
Një tjetër protagonist i fitores së skuadrës italiane ishte dhe portieri Abbiati, pritjet e të cilit i dhanë më shumë kurajo skuadrës për të shkuar drejt kualifikimit.
Celtic bëri mrekullinë në fund, duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë me Shakhtar Karagandy. Skocezët fituan 3-0 ndaj skuadrës kazake, falë golave të Commons, në pjesën e parë dhe Samaras e Forrest, në të dytën.
Çekët e Victoria Plzen, të cilët e kishin siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, fituan edhe të dytën ndaj Maribor, këtë herë me rezultatin 1-0. Ndërkohë, dopieta e Carlos Vela ka shuar shpresat e pakta të skuadrës së Lyon, për pjesëmarrje në Champions.
Spanjollët e Real Sociedad mundën skuadrën franceze, me po të njëjtin rezultat që fituan edhe 1 javë më parë.
Zeniti i Luciano Spalletti-t e pati të lehtë të mposhtte edhe në Rusi portugezët e Pacos de Ferreira. Rezultati i sfidës së kthimit ishte 4-2, ndërsa ai përfundimtari 8-3.
Shorti i grupeve të Champions League do të hidhet ditën e enjte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 2, në orën 17:45.
Ja si janë ndarë ekipet nëpër vazo, përpara hedhjes së shortit në Montecarlo
Top Channel