3 sponsorë për Tiranën

28/08/2013 00:00

Pas protestave të njëpasnjëshme të tifozëve bardheblu para Bashkisë së Tiranës duket se gjërat po ndryshojnë për mirë në klubin kryeqytetas.

Burime të sigurta pranë këtij klubi pohojnë për Top-Channel se 3 biznesmenët, Ndriçim Babasi, Refik Halili dhe Lul Morina kanë rënë dakord të sponsorizojnë 24 herë kampionët e Shqipërisë për të kaluar sa më shpejt këtë krizë financiare.

Qëllimi kryesor i tyre është zhvillimi i një merkatoje të shpejtë dhe konsolidimi i skuadrës së Tiranës për sezonin e ri që do të nisë këtë fundjavë me kampionatin kombëtar.

Ende nuk dihet se si do të jetë forma ligjore e këtij kalimi dhe do të jetë Këshilli Bashkiak i cili do të vendosë për të ardhmen e klubit të Tiranës.

Po të njejtat burime kanë pohuar se biznesmeni Nuri nuk do të jetë pjesë e grupit të 3 biznesmenëve të cilët do të sponsorizojnë skuadrën e Tiranës për sezonin e ri.

Top Channel