Tenis, nis turneu US Open
27/08/2013 00:00
Ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit: US Open.
Në ditën e parë bie në sy fitorja e lehtë e Rafael Nadal ndaj amerikanit Ryan Harrison. Spanjolli, i cili kërkon t’i rrëmbejë vendin e parë në renditjen e ATP-së serbit Novak Djokovic, fitoi 6-4, 6-2 dhe 6-2.
Kundërshtari i raundit të dytë do të dalë nga sfida Rogerio Dutra – Vasek Pospisil.
Bie në sy eliminimi i spanjollit tjetër Fernando Verdasco, i cili u mund nga kroati Ivan Dodig 3-2 me sete (3-6, 5-7, 6-1, 6-4 dhe 3-6).
Për femra, Serena Williams ka “shkatërruar” italianen Schiavone në vetëm një orë lojë. Tenistja amerikane ka fituar 6-0 dhe 6-1.
Top Channel