Reali, fitore e ngushtë falë Benzema

26/08/2013 23:00

Pas Barcelonës, edhe Real Madrid e ka mbyllur me fitore javën e dytë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mundi minimalisht 1-0 Granadën, ndërkohë që edhe në këtë sfidë Iker Casillas vazhdoi të qëndronte në stol.

Goli i shpejtë, i shënuar nga Benzema në minutën e 10, dha idenë se Reali do të synonte goleadë, madje shënuan edhe golin e dytë me Ozil, por gjyqtari i ndeshjes e vlerësoi atë si të parregullt.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Granadës u shfaqën më të rrezikshëm, por përpjekjet e tyre nuk u finalizuan siç duhet.

Protagonisti i 45 minutave të dyta u bë gjermani Ozil, i cili, pasi u zëvendësua, nuk u ul në pankinë, por shkoi direkt në dhomat e zhveshjes, duke protestuar vendimin e trajnerit italian.

Mediat spanjolle kanë shkruar ditët e fundit se ai nuk ndihet i vlerësuar siç duhet nga Ancelotti dhe mund të largohet nga Reali drejt Anglisë.

Top Channel