Papapavli, artistja e pavdekshme

26/08/2013 17:10

Sëmundja nga e cila vuajti prej vitesh i mori jetën, por nuk mundi t’i zbehë asnjëherë imazhin e një artisteje dinjitoze dhe mjaft të dashur për pubikun.

Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjate artistike mbajti titujt “Artiste e Merituar”, “Naim Frashëri klasi I” dhe disa dekorata të ndryshme, humbi jetën dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare.

Që nga viti 2003, znj.Papapavli luftonte me osteoporozën, e cila e la edhe të paralizuar.

Antoneta Papapavli lindi më 17 shkurt 1938, në qytetin e Përmetit dhe u bë e njohur për qindra role në ekranin dhe teatrin shqiptar.

Ndër rolet ku ajo spikati renditen Ngjela tek “Komisari i Dritës”, Hatixheja tek “Tinguj Lufte”, Klea tek filmi “Përballimi”, me batutën aq të famshme “Thesin aga!”, gruaja labe tek “Ata ishin kater”, rol i luajtur një vit më vonë, mamaja e Asimese tek “Pertej mureve të gurta”, Lefka tek një “Shoqe nga fshati”.

Papapavli mbahet mend gjithashtu edhe për rolin e drejtoreshës tek filmi aq i dashur për fëmijë, “Shoku ynë Tili”, mamaja e Margarites tek “Dora e ngrohtë” dhe mësuesja e pianos tek filmi “Apasionata”.

Në teatër ajo mbahet mend për dhjetëra role si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, gjyshja te “Hijet e natës”, personazhi kryesor tek “Cuca e maleve”, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA