Barcelona me 6 pikë të plota

26/08/2013 00:00

Barcelona mundi minimalisht 1-0 Malagën, skuadër e cila e vuri në vështirësi skuadrën e Martinos mbrëmjen e së dielës.

Edhe pse pa Messin dhe Nejmarin në fushë katalanasit dominuan në pjesën e parë, por goli i avantazhit erdhi vetëm në fundin e këtij 45 minutëshi me autor Adrianon.

Në të dytën skuadra e Schuster kërkoi të barazonte rezultatin, madje iu afrua disa herë këtij qëllimi, por Valdes nuk lejoi që porta e tij të prekej.

Pas fitores së dytë, Barcelona e Martinos ngjitet në vendin e parë me 6 pikë të plota dhe tashmë fillon të mendojë për ndeshjen e kthimit të Superkupës që do të luhet të mërkurën.

Top Channel