Çmenduri në sekondat e fundit! Katari shkruan historinë e Botërorit, thyhet rekordi që mbahej që nga viti 1966
Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, pësoi një dëmtim në fytyrë, ndërsa ishte duke shijuar një ditë të lirë plazhi këtë të hënë.
Pas debutimit në kampionat kundër Bolonjës, argjentinasi ishte duke shijuar një ditë nën diell në një barkë pranë ishullit të Caprit, kur u pengua dhe përplasi kokën me nje shkemb nenujor.
Si rrjedhojë, Higuain u dërgua në spital, ku mjekët u detyruan që t’i bënin dhjete qepje per plaget e thella që kishte marrë mbi nofull dhe disa plagë të tjera që kishte marrë në fytyrë.
Nuk është e qartë nëse ky dëmtim do ta mbajë jashtë fushave të futbollit Higuainin për ndonjë periudhë të caktuar.
Top Channel