Pakistan, sulmohen kamionët e NATO-s

25/08/2013 09:05

Militantë të armatosur sulmuan dhe shkatërruan dy kamiona-çisternë, të cilët po transportonin karburant për trupat e NATO-s në Afganistan.

Sulmi ndodhi në krahinën e trazuar të Balochistanit, ku mbizotëron një prezencë e fuqishme e talebanëve dhe militantëve të tjerë islamikë.

Në Khuzdar, militantët qëlluan kundër çisternave, që u braktisën nga ana e drejtuesve, të cilët arritën të shpëtonin mrekullisht.

Pas kësaj prite, militantët i vunë zjarrin kamionëve, me gjithë sasinë e karburantit që transportonte.

Katër persona humbën jetën gjatë ditës në të njëjtën zonë, në sulme të tjera terroriste.

Çisternat ishin nisur nga qyteti port i Karaçit, kryeqendra ekonomike dhe qendra urbane më e populluar e Pakistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA