Ashton Kutcher aktori më i paguar për seritë televizive

24/08/2013 00:00

Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë televizive. Sipas
“TvGuide”, aktori i ri çon në shtëpi rreth 750 mijë dollarë për çdo
episod televiziv. Pas tij renditen Jon Crier (625 mijë dollarë) e Mark
Harmon, me 525 mijë dollarë për puntatë.

Ndër 10 më të paguarit renditen edhe Simpson, ose më saktë aktorët që i dublojnë (300 mijë dollarë për episod). Duke shkuar drejt fundit ndodhen edhe surpriza dhe gjen yje të kinemasë të kalibrit të Robin Williams i cili me rikthimin e tij në televizion me “The Crazy Ones”, paguhet “vetëm” 165 mijë dollarë për episod.

Në fund të listës ndodhen protagonistet e “Mom”, Allison Janey e Anna Faris që fitojnë 125 mijë dollarë për çdo puntatë.

Top Channel