Ben Affleck do të jetë Batmani i ri

23/08/2013 00:00

Tashmë është zyrtare: Ben Affleck do të jetë Batmani i ri në vazhdimin e
filmit “Njeriu i hekurt” që do të dalë nëpër kinema në vitin 2015.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ‘Warner Bros’, që zbulon edhe disa detaje të vogla nga filmi i cili do të bëjë bashkë Batmanin dhe Supermenin.

“Kishim nevojë për një aktor të jashtëzakonshëm për të interpretuar një nga heronjtë më të dashur dhe popullor, dhe Ben Affleck është shumë i përshtatshëm për këtë rol”, thotë Greg Silverman, president i ‘Warner Bros’.

Në kastin e aktorëve të filmi të ri, ku për herë të parë do të bëhen bashkë sy superheronjtë, Supermen dhe Batman, bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Henry Cavill, Amy Adams dhe Diane Lane.

Top Channel