
" /> ">
Ylli i “Prison Break”, Wentworth Miller, snoboi vizitën në Rusi, vendin e origjinës së tij, për shkak të diskriminimit që i bëhet komunitetit “LBGT” në këtë vend.
Aktori 41-vjeçar kishte një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Shën Pjetërburgut.
Megjithatë, në një deklaratë publike, ai shpjegoi arsyet se përse kishte vendosur të refuzonte ftesën: “Dua të falenderoj drejtuesit e këtij festivali për këtë ftesë. Si një njeri që kam shijuar vizitat në Rusi në të shkuarën dhe me një pjesë të gjakut rus, do të isha i lumtur të merrja pjesë në këtë festival. Megjithtë, si një homoseksual, më duhet të refuzoj”, deklaroi Miller.
Ai shtoi, “jam thellësisht i shqetësuar nga sjellja aktuale e qeverisë ruse dhe trajtimi që ajo i ka rezervuar homoseksualëve meshkuj dhe femra”.
Në deklaratën e tij, Miller i referohej ligjit të shumëpërfolur të miratuar së fundmi nga autoritetet ruse, që shpallin të jashtëligjshëm propagandimin e homoseksualitetit midis të rinjve dhe nxjerrin të jashtëligjshme organizimet e organizatave LBGT, me justifikimin se ato kërcënojnë rendin publik.
Top Channel