Si trajtohet një transeksual në Rusi

22/08/2013 00:00

Një video tjetër që tregon “gjuetinë” ndaj homoseksualëve në Rusi është publikuar në rrjetin shoqëror rus VKontakte.

Në filmim duken 5 të rinj që godasin me grushta e shkelma një transeksual në mes të një parku dhe në mes të ditës.

Grupi që ka marrë përsipër autorësinë e sulmit quhet “Heteroseksualët për barazi” dhe është një nga shumë grupet e ekstremit të djathtë që dhunojnë homoseksualë e transeksualë dhe videot i postojnë më pas në internet.

Gazeta ‘The Moscow Times’ ka publikuar një artikull të gjatë ku mundohet të zbulojë se kush janë këto grupe që torturojnë homoseksualët në të gjithë Rusinë.

Top Channel