Premiera e filmit për Jobs

22/08/2013 20:00

Historia e jetës dhe karrierës së jashtëzakonshme të një prej gjenive të shekullit të XX në një nga filmat më të pritur të vitit: ‘Jobs’, premierë botërore në sallat e kinemasë, nga e premtja edhe në Tiranë, në rrjetin “Imperial”.

Në rolin e Steve Jobs, aktori Ashton Kutcher. Josh Gad interpreton Steve Wozniak, mikun e Jobs dhe bashkëthemeluesin e kompanisë Apple.

Me regji të Joshua Michael Stern, filmi rrëfen rrugëtimin njerëzor dhe atë profesional nga viti 1971-2001 të njeriut që konsiderohet si pionieri karizmatik i revolucionit të PC-së, bashkëthemelues dhe drejtues i Apple.

Nga periudha e rinisë, kur Jobs la studimet për shkak të shpenzimeve të larta, deri tek prezantimi i Ipod-it.

Thuhet se Ashton Kutcher, përveçse mësoi të ecte si Jobs dhe të lexonte librat që kishte lexuar ai, mbajti dhe të njëjtën dietë ushqimi për të hyrë më mirë në personazh. Një dietë e rreptë, e cila i kushtoi edhe një shtrim të shkurtër në spital.

“Doja të bëja këtë film për të frymëzuar të rinjtë që të krijojnë botën ku jetojnë”, ka thënë Kutcher, duke shtuar se beson se ishte pikërisht ky edhe mendimi i Steve Jobs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA