Paris: Më ktheni vëllanë tim mbrapsht

22/08/2013 16:20

Vetvrasja e mbetur në tentativë e Paris Jackson, vajzës së vetme të mbretit të popit, Micheal Jackson, duket se lidhet ngushtë me disa javë konfliktesh me vëllain e saj, Prince.

Kur Micheal ishte ende gjallë, familja Jackson ishte shumë më e lidhur se tani.

E megjithatë, burime të familjes thanë për “TMZ” se goditjen përfundimtare, Paris e mori kur mësoi se nga provat gjenetike ajo nuk rezulton e bija biologjike e Jackson, por është vajza e ish-bashkëshortes së këngëtarit dhe një mashkulli tjetër.

Pas mësimit të këtij lajmi, 15-vjeçarja Paris vuajti jo vetëm një traumë psikologjike, por u ndie e braktisur edhe nga i vëllai që preu lidhjet e pjesa tjetër e të njohuve.


Paris dhe Prince Jackson, vajza raportohet te jete shume e lidhur me te vellane, i cili pas provave gjenetike qe nuk e nxjerrin me 15-vjecaren si moter te tijen ka nderprere kontaktet

Në këto kushte, e reja tentoi t’i jepte fund jetës. Tashmë në rehabilitim, duket se shëndeti mendor i vajzës varet shumë nga dëshira që do të ketë Prince për ta ribërë pjesë të jetës së tij, si një motër, siç do të vazhdojnë të njihen zyrtarisht edhe pas testeve gjenetike.

Vullneti i të birit të madh të Jackson, për momentin mbetet i panjohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA